Sytë e të gjithë Botës janë sot në sheshin Shën Pjetër në Vatikan ndërsa i jepet lamtumira e fundit Papa Francëskut, i cili u nda nga jeta të hënën e kësaj jave, 21 prill, në moshën 88 vjecare.
170 delegacione ndërkombëtare marrin pjesë në ceremoninë mortore në Vatikan.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ulet në vendin e saj. Udhëheqësit botërorë janë ulur sipas rendit alfabetik francez sipas vendit, me përjashtim të Melonit dhe Presidentit të Argjentinës, Javier Milei.
Kancelari gjerman Olaf Scholz shoqërohet në ceremoni nga bashkëshortja
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron, u përshëndetën me njëri-tjetrin përpara meshës mortore.
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola (L) dhe Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda (R)/BBC