Mesditën e sotme një plagosje me armë zjarri u raportua në Vlorë, në lagjen “Pavarësia”.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raportoi se 33-vjeçari, Tonin Rama, i cili mbeti i plagosur në këmbë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE: U qëllua sapo doli nga banesa, detaje nga plagosja në Vlorë
Mësohet se autori ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit katër herë dhe më pas është larguar në këmbë.
Sipas informacioneve nga policia, personat kanë qenë duke debatuar në një tavolinë në lokal dhe ky mendohet të jetë edhe shkaku i ngjarjes.r.t/abcnews.al