Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu më në fund është bashkuar me bashkëshorten e tij, Nera. Karantinimi për shkak të Covid-19 e gjeti çiftin të ndarë.
Gruaja e këngëtarit ishte në Shtetet e Bashkura dhe nuk mundi të rikthehej para mbylljes së kufijve.
Ndërkohë, Përmes një fotoje të publikuar në “Instagram” këngëtari ka lajmëruar bashkimin e tij me Nerën.
“Jam shumë i lumtur që të kam pranë. Nga ky moment fillon vetkarantinimi. Me dashni së bashku me dashninë e jetës”, ka shkruar artisti krah fotos.
/abcnews.al