Dani Alves u arrestua me dyshimin për përdhunim. Ish-futbollisti i Barcelonës, PSG-së dhe Juventusit përballet me 4 deri në 12 vite burg.
Dani fillimisht u dërgua në burgun Brians 1. Gjëja qesharake është se ai kishte një shok qelie të quajtur Coutinho.
Të hënën, braziliani u transferua në Brians 2. Sipas El Pais, kjo është bërë për sigurinë e Alves. Në burgun e ri, Dani do të ketë një qeli të veçantë me dushin e tij, që do t’i lejojë të mos shkojë në dushin e përbashkët, si në Brians 1. /G.D abcnews.al/