Natë frike dhe çmenduria në “Maracana” në Rio de Zhaneiro para ndeshjes Brazil-Argjentinë, e vlefshme për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm.
Pak minuta pas fillimit, në një sektor të stadiumit, dy tifozeritë ranë në kontakt me njeri tjetrin. Policia brazilian ndërhyri duke dhunuar ashpër tifozët argjentinas. Messi dhe shokët e tij u futën nën turmë për t’i kërkuar policisë të ndalonte dhunën, e cila vazhdoi me tifozë të dëmtuar dhe me gjakosje. Prandaj vendimi i Messi ishte që skuadra e tij të largohesha nga fusha në mënyrë që të ndalonte dhuna.
Fillimi i ndeshjes ishte gati gjysmë ore me vonesë, me sfidën e ashpër që përfindoi me rezultatin 0-1 për Argjentinën, falë golit të Otamendi./h.ll/abcnews.al