FOTO/ Bota shqetësohet për koronavirusin, por po shpërthen edhe një epidemi e re

schedule05:58 - 2 Qershor, 2020

schedule 05:58 - 2 Qershor, 2020

Një epidemi e re e Ebolas u shfaq në Republikën Demokratike të Kongos, më shumë se 620 milje larg nga shpërthimi i vazhdueshëm në lindje të vendit.

Sipas mediave të huaja, Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo, tha se katër persona që vdiqën në qytetin e Mbandaka, kishin rezultuar pozitivë në laboratorin kombëtar në kryeqytetin e Kongos, Kinshasa.

“Një epidemi e re e Ebolas u shfaq në Mbandaka. Shumë shpejt do t’i sigurojmë vaksinat dhe ilaçet në vendet përkatëse”, tha ministri Longondo në një konferencë për shtyp. Lajmi u konfirmua edhe nga shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ky shpërthim na kujton se COVID-19 nuk është kërcënimi i vetëm shëndetësor me të cilën po përballen njerëzit”, ka shkruar Ghebreyesus në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.