FOTO/ Berisha “shëron” Stresin, reperi pi çaj me imazhin e ish-kryeministrit: Iku gripi

schedule17:05 - 30 Janar, 2022

schedule 17:05 - 30 Janar, 2022

Reperi i njohur, Stresi ka treguar gjithmonë se është një mbështetës i zjarrtë i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Së fundmi, reperi është sëmurë me grip dhe duket se “zgjidhjen” e ka gjetur te lideri historik i së djathtës shqiptare. Stresi ka postuar në Instastory një foto, ku tregon se është duke konsumuar çaj me një filxhan tepër të veçantë, imazh i të cilit është Berisha me dy gishta ngritur.

“U shërova s’jam me grip me”, ka shkruar ai përmbi video.

Kjo “story” e reperit ka marrë shumë reagime, ndërkohë ish-kryeministri aktualisht është duke u marr me primaret, ku do të zgjidhen kandidatët për zgjedhjet e 6 Marsit.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!