FOTO/ Barker e mban tatuazh në kokë, Kardashian e qëndisi në vello, detaji i veçantë nga dasma e çiftit të famshëm

schedule11:10 - 23 Maj, 2022

schedule 11:10 - 23 Maj, 2022

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan të dielën në një ceremoni madhështore në Portofino të Italisë. 43 vjeçarja shkëlqeu me fustanin e saj dhe Dolce & Gabbana u sigurua të krijonte veshjen e ëndrrave. Ajo bëri një dedikim të veçantë për Barker në vello.

Velloja e yllit me famë botërore përfshinte një imazh të Virgjëreshës Mari, duke pasqyruar tatuazhin që mban në kokë Barker. Dizajni gjithashtu përmbante lule të qëndisura me dorë të frymëzuara nga kopshtet e vendit turistik,  Portofino.

Ceremonia luksoze u mbajt në L’Olivetta, një vilë në Portofino në pronësi të Dolce & Gabbana, e cila u pasua nga një pritje në Castello Brown, një kështjellë me pamje nga porti. Nusja e zëvendësoi fustanin e bardhë të shkurtër me një një dizajn dantelle të zezë.

Dasma e Kourtney Kardashian Travis Barker

Çifti kërceu bashkë me të ftuarit gjatë natës ndërsa mbanin veshur dhe xhaketa lëkure të bardha “Mr. Barker” dhe “Mrs. Barker”.

Alabama Barker poston foto të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker gjatë ceremonisë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë parë duke u martuar më 22 maj 2022 në Portofino, Itali.

Dasma e Kourtney Kardashian Travis Barker

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!