FOTO/ Australia në flakë: Rritet numri i viktimave, shkatërrohen mbi 200 shtëpi

schedule18:17 - 1 Janar, 2020

schedule 18:17 - 1 Janar, 2020

Viti i Ri 2020 e ka gjetur Australinë në një situatë emergjente. Më shumë se 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve të ditëve të fundit, ndërsa 200 shtëpi janë djegur.

Autoritetet shtetërore po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët masive, madje edhe me ndihmën e zjarrfikësve nga vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Situata sipas ekspertëve është përkeqësuar nga temperaturat e larta dhe thatësira, dhe shumë tregojnë se ndryshimi i klimës po kthehet në një shqetësim vërtet serioz.

Ata paralajmërojnë se bilanci i viktimave dhe i dëmeve mund të përkeqësohet ditët në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!