Një ditë më parë, Aurela Hoxha festoi ditëlindjen. Modelja organizoi një festë në shtëpi me miqtë e saj. Modelja shqiptare u surprizua nga miqtë e saj, të cilët kanë ndarë dhe pamje nga festa brenda shtëpisë me ambientin e zbukuruar.
Ka qenë dhe vetë modelja, e cila më pas ka ndarë disa momente të këndshme në rrjete sociale, ku shihet duke u argëtuar. Kujtojmë që Aurela u bë nënë për herë të parë para disa muajsh dhe lajmi ishte një surprizë për të gjithë.