Dy orë pas atentatit në Vlorë gjendet i djegur një automjet në aksin e vjetër Vlorë-Fier. Burimet e policisë thanë për Abc News se makina dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit, ku mbeten të plagosur dy persona. Brenda makinës është edhe arma e krimit.
Gazetari i Abc News, Elton Nika raporton se automjeti Mercedes Benz me targa AA 918 OU u gjet i djegur totalisht në afersi të fshatit Cerkovinë. Forca të shumta policie dhe ekspertë kriminalistë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36 vjeç dhe Roland Cepaj, 28 vjeç mbeten të plagosur në një lokal në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës pasditen e sotme. Dyshohet se shënjestra ishte Nikollaq Çepaj një person me precedentë kriminalë që kishte dalë nga qelia para 4 ditësh.
Nikollaq Çepaj është në gjendje të rëndë, ndërsa Roland Çepaj është në gjendje të stabilizuar, thanë burimet nga spitali.
Nikollaqi, apo Niko siç e thërrisnin kishte ndryshuar mbiemrin nga Taullaraj në Çepaj (mbiemri i gruas). Roland Çepaj i cili mbeti i plagosur aksidentalisht është kunati i tij.
Pamje dhe detaje nga Vlora/ Dy të plagosur në lokal, njëri sapo kishte dalë nga burgu /abcnews.al
*Pamjet e makinës së djegur