ABC News ka siguruar foton e Ervis Kurtit, mikut dhe bashkëpunëtorit të Habib Rexhës, i cili ekzekutoi Arjan Gosën pak ditë më parë në Kavajë, është arrestuar nga policia.
Uniformat blu të Kavajës dhanë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e tij, ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari ka ndihmuar Rexhën që të largohej nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, duke e marrë në automjetin e tij.
Automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, dje, Rexha u vetëdorëzua në Policinë e Kavajës, ndërsa rol kryesor në këtë proces kishte familja e tij.
ABC News ka zbardhur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ku Rexha ka deklaruar se shoku i tij nuk kishte dijeni për krimin që ai kishte kryer.
“Isha pranë një kinkaleria bashkë me një shokun tim. Pashë që Arjani ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbe. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjak nxehtësia.Pasi bëra vrasjen u largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim te Kukësit”, ka deklaruar ai.
Hetimet e policisë kanë ngritur dyshime se ai është ndihmuar nga Ervis Kurti./abcnews.al