FOTO/ Arrestohet ish-banorja e “Big Brother”, i kapin drogë dhe armë në shtëpi

schedule15:21 - 20 Shkurt, 2020

schedule 15:21 - 20 Shkurt, 2020

Një çift grek është vënë në pranga me akuzën e posedimit të drogës, trafikimit të saj si edhe mbajtjes së armëve luftarake.

Siç raportojnë mediat greke, çifti mohoi akuzat duke theksuar se gjithçka e paligjshme që u gjet në shtëpinë e tyre i përkisnin një personi tjetër.

Gruaja sipas raportimeve është ish-banore e “Big Brother”, por ende nuk është bërë i ditur emri i saj.

Gjatë seancës së marrjes në pyetje, të arrestuarit i kërkuan falje hetuesve, të cilët vendosën të mbajnë në paraburgim bashkëshortin, kurse gruaja u la e lirë me kusht.

44-vjeçarja e arrestuar së bashku me partnerin e saj në Platanidia Magnesia thotë se droga dhe mjetet e tjera nuk u gjetën në shtëpinë ku ta rrinin me qira, por në një depo që gjendej në territorin e tyre.

Të pandehurit pranuan vetëm se paratë e sekuestruara (12,000 dhe 1000 dollarë) janë të tyret, por që i kishin të raportuara në zyrën e taksave dhe vijnë nga të ardhurat e që fitonte burri 49-vjeçar.

Sipas policisë greke gjithashtu në shtëpi gjatë kontrollit atyre iu gjet dhe konfiskua 1.3 kg hashash, llampa kanabisi dhe makineritë jashtë shërbimit, një pushkë, katër fishekë, armë gjahu, revole pistoletë pa fishekë, 461 fishekë lufte, të kalibrit të ndryshëm, nëntë prej të cilave anti-aeroplan, sasi të vogël kanabisi dhe përzierje duhani, peshore, shuma prej 12,025 dollarë dhe 1.000 dollarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!