FOTO/ Arkitektët “përplasen” së bashku, prezantohen projektet për stadiumin e Korçës

schedule13:03 - 2 Maj, 2023

schedule 13:03 - 2 Maj, 2023

Tri projekte për stadiumin e ri të Korçës janë hedhur në “ankand”. Në finalen e Konkursit Ndërkombëtar për impiantin “Skënderbeu”, që do të shërbejë edhe si qendra e re e qytetit, u prezantuan tri propozimet nga studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore.

Në garë janë italianët e “ARCHEA Associati”, spanjollët e “BOFILL Architecture” dhe danezët e “CEBRA-s”. Infrastruktura moderne do t’i shërbejë qyteteve, por edhe Shqipërisë, ku ambicia është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.

Stadiumi i ri është pjesë e projektit të qeverisë me Federatën e Futbollit, për rikonceptualizimin e impianteve të futbollit, ku përveç Korçës investime të tilla do të realizohen edhe në qytetet e Durrësit dhe atë të Vlorës./ h.ll/abcnews.al