Aktorja indane, Priyanka Chopra është kapur mat nga policia duke thyer rregullat e izolimit në Angli.
Ajo aktualisht po jeton në Londër me bashkëshortin e saj, këngëtarin Nick Jonas dhe është fotografuar duke shkuar në një parukeri në pronësi të Josh Wood, së bashku me nënën e saj, Madhu.
Më pas dy oficerë policie kanë mbërritur pranë qendrës estetike dhe e kanë detyruar aktoren e nënën e saj të dalin menjëherë jashtë.
Kujtojmë se ditën e hënë kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, lajmëroi se Mbretëria e Bashkuar do të futej në izolim kombëtar për shkak të shtimit në rast të rasteve me koronavirusin e ri./abcnews.al