Aktorja Tiffany Haddish ka tërhequr vëmendjen e shumë teleshikuesve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, veçanërisht aty shqiptarë.
Arsyeja është shumë e veçantë, pasi fustani i saj ishte i njëjtë me atë që ka veshur aktorja Monika Lubonja në një nga netët e spektaklit të “Big Brother VIP”.
Fustani i zi është stiluar nga stilisti Valdrin Sahiti, shoqëruar me një detaj të argjendtë në pjesën e dekoltesë.
Edhe vetë Monika ka postuar një foto ku shihet ajo dhe Tiffany Haddish duke shprehur kështu kënaqësinë që ndjen për këtë rast./abcnews.al