17-vjeçari nga qyteti i Laçit jetonte në Milano. Ai udhëtonte me një skuter, kur u përplas me një makinë në një kryqëzim mes D’Annuzio dhe Parini, në Seggiano.
Karabinierët vijojnë ende punën për të zbardhur dinamikën e saktë të kësaj tragjedie, ndërsa familja, miqtë e njerëzit e tij të dashur bëhet gati për ta përcjellë të riun për në banesën e fundit.
I gjithë komuniteti në Pioltello, ku jetonte Klajdi është tronditur nga humbja e tij.
Por tronditja më e madhe është për të afërmit, të cilët në rrjetet sociale shprehin dhimbjen për humbjen e 17-vjeçarit, i cili u shua në moshë fare.
“Pse zoti të mori mor Klajdi, s’të la midis nesh. Të thirri për vete, t’i preu ëndrrat në mes. Nuk më besohet mor zot, më duket si një ëndërr. I madhi zot të pastë afër vetes. Do na mungosh gjithmonë”, shkruan një e afërm e tij.
17-vjeçari Leka dyshohet se teksa udhëtonte me motor ka hasur një pengesë në rrugë, që e ka bërë motorin të kërcejë në ajër, ndërsa i riu ka fluturuar disa metra më tutje duke përfunduar në trotuar.
Thuajse në të njëjtën kohë dyshohet se ka ndodhur edhe përplasja me një makinë, në të cilën udhëtonte një i ri italian. Megjithatë kjo dinamikë nuk është konfirmuar ende nga autoritetet italiane./tvklan.al