FOTO/ Aksident i frikshëm në Shkodër, “Benzi” përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

schedule11:23 - 4 Prill, 2020

schedule 11:23 - 4 Prill, 2020

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Velipojë. Sipas policisë mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka nderruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar mbi automjetin Benz.

Njoftimi i plotë:

Më datë 04.04.2020, ora 09:50, në fshatin Velipojë, ka ndodhur një aksident rrugorë, ku mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka nderruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.