FOTO/Adelina Ismajli merr dhuratën luksoze nga bashkëshorti, por thotë se nuk është materialiste

schedule16:36 - 8 Mars, 2021

schedule 16:36 - 8 Mars, 2021

Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli ka marrë një dhuratë luksoze me rastin e 8 Marsit. Ka qenë bashkëshorti i saj, që i ka dhuruar një makinë ‘Porche’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar në Instastory një foto të makinës, shoqëruar me një dedikim për bashkëshortin.

“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazent mbyllin gojën. Ti e di që unë materialiste nuk jam e as nuk kam qenë kurre. Nuk e dalloj Porche nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot e çdo ditë më bën të falenderoj Zotin që jam grua. Faleminderit që më bërë 8 Marsin më të bukur në jetë. Të dua Val Krasniqi”, ka shkruar Adelina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!