FOTO/ 48 orë në luftë me flakët, zjarrfikësit të rraskapitur, asnjë shenjë nga heroi Arjan Sala

schedule17:59 - 26 Mars, 2021

schedule 17:59 - 26 Mars, 2021

Pas 48 orësh në luftë me flakët, zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e zjarrit tek qendra tregtare në Tiranë kanë marrë disa minuta për të pushuar duke u ndërruar me kolegët e tyre.

Në fotot që ABC sjell, duken dy punonjës të forcave zjarrfikëse të ulur jashtë godinës ku flakët janë ende aktive ndërsa nuk ka asnjë shenjë nga roja i sigurisë Arjan Sala. Mësohet se tashmë pritet ndërhyrja me qen për gjetjen e tij.

Ai mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punon në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Sala është baba i një fëmije 2 vjeç, i vetmi që punon në familjen e tij. Ai jeton me bashkëshorten, djalin, nënën dhe të atin./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!