Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.
Së fundmi, ata kanë festuar 10-vjetorin e martesës së tyre dhe këtë e ka zbuluar Ermali, me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram.
Aktori i humorit ka publikuar një foto të Amardës, duke zbuluar dhe ambientin romantik në të cilin dyshja ka festuar mes qirinjve, luleve dhe pamjes së detit.
“10Vjet Martesë… 15Vite Dashuri…
Të dua si atëherë @amardatoska”, ka shkruar Mamaqi krah postimit të fundit, duke treguar për fansat dhe këtë anë romantike të tij.
Ndërkohë urimet e ndjekësve kanë qenë të shumta dhe humori nuk ka munguar.
Kujtojmë që Amarda dhe Ermali kanë edhe dy fëmijë, Joelin dhe Sian. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CE7S2gHDjv8/?utm_source=ig_embed