Irani sulmoi mbrëmë me një numër të madh raketash dy baza amerikane në Irak duke njoftuar më pas se kishte vrarë 80 ushtarë, numër që u mohua më pas nga Departamenti i Shtetit.
Mësohet se nga Irani janë nisur 15 raketa gjatë mbrëmjes së djeshme, ku 10 prej tyre ranë në bazën amerikane në Erbil dhe njëra pranë Bagdadit, kurse 4 të tjera u rrëzuan pa shkuar në objektiv, raporton abcnews.al.
Sëfundmi, rrjete të gazetarëve investigativë ndërkombëtarë kanë publikuar një foto satelitore ku duket një nga bazat e goditura me raketë.
Nga fotoja duket se raketa ka shkatërruar një kapanon, ndërsa nuk ka të dhëna për ushtarë të vdekur.
Amerikanët nga ana e tyre kanë mohuar të ketë patur viktima nga ky sulm. /abcnews.al