“Foshnjën e braktisa, se nuk kujdesem dot”, psikologia: Shkak mungesa e mbështetjes familjare dhe financiare

schedule13:22 - 8 Maj, 2023

schedule 13:22 - 8 Maj, 2023

Një ditë më parë një  foshnjë vetëm 3 muajshe është braktisur nga nëna e tij në Golem. Nëna e foshnjës 22 vjeçarja, Denada Sula është kapur nga policia.

Në dëshminë e saj 22 vjeçarja është shprehur se nuk ka mundësi ekonomike për të mbajtur foshnjen.

E kam braktisur foshnjën pasi nuk kam mundësi që ta mbaj. Nuk kam kushte ekonomike”, ka thënë ajo.

Ndërkohë gazetari Leonidha Musaj, raporton për ABC News se dyshohet se ky nuk është rasti i parë që 22 vjeçarja ka braktisur fëmijën, pasi para disa vitesh ajo ka braktisur dhe lënë në rrugë një tjetër foshnje.

LEXO EDHE: Braktisi foshnjen e saj në plazhin e Golemit, policia në kërkim të nënës 22-vjeçare

Në lidhje me këtë ngjarje në një lidhje për “Shqipëria Sot”, psikologia Afërdita Mehmeti është shprehur se ky është një fenomen i rëndomtë ku sipas saj rolin kryesor për ti ndjekur dhe parandaluar i kanë autoritetet e shërbimit social.

Ndër të tjera ajo thekson se nëna i përket komunitetit rom, dhe shkaqet që kanë çuar në këtë vendim është mungesa e mbështetjes financiare dhe familjare.

“Ky është një rast i përsëritur dhe janë organet kopetente që duhet që të merren në lidhje me këto raste. Duhet që të bëhet një analizë e gjatë për të parë edhe gjendjen psikologjike të nënës. Nëna i përket komunitetit rom, dhe mendoj se mund të ketë disa shkaqe, që në fillim mendoj statusi psikologjik i saj, frika për të pasur kujdestarinë  enjë foshnje, kushtet ekonomike. Këto foshnja i kalojnë institucionit të kujdesit social dhe më pas shtëpisë së fëmijës.

Ky është një rast që është një nënë që besoj nuk ka as mbështetje financiare as familjare pasi ajo del në rrugë dhe lyp për vete dhe janë institucionet e shërbimit social që duhet të shikojë dhe të ndjekë me kujdes këto raste. Ky rast duhet që të denoncohet. Shërbimi social është ai që duhet që të vërë dorën për ti ndihmuar”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al