Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forumi “BE-Ballkani Perëndimor”/ Presidentja e KE, bizneseve: Tri fushat kryesore ku duhet të investoni

schedule12:48 - 13 Tetor, 2025

schedule 12:48 - 13 Tetor, 2025

TIRANË- Presidentja e Kimisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, u bëri apel bizneseve që t’i orientojnë investimet e tyre në disa fusha për të cilat sot ka nevojë Evropa, por edhe e ardhmja konkurruese e kontinentit.

Ajo veçoi Inteligjencën Artificiale, si një prej shtyllave kryesore ku duhet të investohet në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Von der Leyen, BE po synon të ndërtojë fillimisht dy fabrika të saj të Inteligjencës Artificiale në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, e për ta shtrirë pastaj këtë vizion në të gjithë vendet e Ballkanit.

Fokus tjetër sipas saj duhet të jetë investimi në energjinë e pastër.

“Kompanitë lokale do rriten falë investimeve evropiane dhe do zgjerohen kompanitë në rajon duke krijuar vende pune lokale përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës. Ne po e sjellim Ballkanin Perëndimor brenda politikës sonë industriale të BE, të çelim disa prej iniciativa thelbësore ekonomike tonat për ju, dua të flas për Inteligjencën Artificiale, për integrimin e industrive tuaja në tregun  tonë të përbashkët, ndaj sot po përçojmë një sinjal të qartë te sektori i biznesit: nëse zgjidhin Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Kjo duhet të jetë motoja jonë. Inteligjenca Artificiale, energjia e pastër dhe e treta për zinxhirët e furnizimit.

Po ngremë një rrjet fabrikash të Inteligjencës Artificiale në mbarë Evropën dhe këto janë vende ku bizneset dhe start up tona mund të zhvillohen dhe të trajnohen dhe mund të dislokohen gjeneratat e tyre të ardhshme të modeleve artificiale. Ne do hapim fabrikat tona të Inteligjencës Artificiale në Ballkanin Perëndimor, do ta nisim me ngritjen e dy fabrikave në RMV dhe Serbi dhe do ta shtrimë këtë në gjithë rajonin.

-Shembulli i dytë është energjia e pastër. Zhvillimi i teknologjive të klasit të lartë të pastër është jo vetëm jetik për planetin, por është jetik dhe për edhe për konkurrueshmërinë tonë. Kemi varësinë nga energjia fosile e importuar.  Ne e dimë si ulen kostot. Ne duhet të prodhojmë energji më të pastër këtu, në shtëpi. Energjia e përtëritshme është energji që prodhohet se brendshmi, dhe kjo na jep pavarësi. Është energji me kosto të ulët dhe krijon vend pune në Evropë.  Ju po ndërtoni një shtyllë të re kurrizore të re energjetike jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por po e ndërtoni atë për të gjithë Evropës dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë hap novator përpara që po hidhni në emër të BE.

-Asnjë industri nuk duhet mbështetët në një furnizues të vetëm për kontributet kritike apo jo-kritike, por të gjithë duhet t’i shmangim ato pengesa, ndaj është jetike që të ndërtojmë më shumë zinxhirë furnizimi dhe kurdo që është e mundur kjo punë duhet të nis këtu, në Evropë”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!