Formula 1/ Verstappen i pandalshëm, “tulipani” triumfon në garat “sprint” të Çmimit të Madh të Austrisë

schedule20:56 - 29 Qershor, 2024

schedule 20:56 - 29 Qershor, 2024

Holandezi i Red Bull, Max Verstappen dominoi sërish në Formula 1, teksa këtë herë fitoi garën Sprint të Çmimit të Madh të Austrisë, para makinave McLaren të Oscar Piastri dhe Lando Norris me të cilat i dha jetë një dueli të madh, ndërsa vendi i katërt dhe i pestë u arrit nga George Russell i Mercedes dhe Carlos Sainz i Ferrari.

Pavarësisht ndonjë problemi me menaxhimin e Power Unit në fazat e para të garës, holandezi ia doli t’i mbyllë 23 xhirot e garës së shkurtër me një distancë komode prej 4”6 ndaj Piastri që ishte i jashtëzakonshëm për të përfituar edhe nga dera që iu la hapur nga shoku i skuadrës Lando Norris, që shpërtheu në ndjekje të Verstappen.

Momenti sensacional ishte në xhiron e pestë, kur Lando sulmoi dhe parakaloi Max që gjithsesi kryqëzoi trajektoren dhe pastaj me sistemin DRS mori kryesimin në shkëputjen pasardhëse dhe ishte pikërisht Norris ishte ai që mbeti i humbur pasi i parakaluar nga Verstappen, nuk ja doli të mbyllte derën ku u fut dhe shoku i skuadrës duke e lënë në vend të tretë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!