Formula 1/ Verstappen habit me deklaratën: Garat e para nuk kanë qenë të lehta për skuadrën

schedule22:36 - 16 Maj, 2024

schedule 22:36 - 16 Maj, 2024

Është kampioni i botës në fuqi dhe pritet të mbetet i tillë. Pas një nisje të zjarrtë të sezonit, ku renditet në vendin e parë me 136 pikë, plot 33 pikë më shumë se shoku i tij te “Red Bull”, Sergio Perez, “tulipani”, Max Verstappen është duke u pregatitur për garën e radhës, të këtij sezoni, që pritet të jetë spektakolar.

Cirkuiti i radhës në botëorin e shpejtësisë do të jetë ai i Emiglia-Romagna, për Çmimin e Madh të Italisë, teksa një ditë para fillimit të provave, kampioni i botës në fuqi pranoi se fillimi i sezonit nuk ka qenë dhe aq i lehtë sesa pritej për skuderinë e tij.

“Mendoj se pesë garat e para nuk kanë qenë aq të lehta për ne. Disa fundjava ishin më të mira se të tjerat, por që nga fillimi i sezonit, diferencat janë më të vogla. Gjithsesi, mendoj se skuadra ka bërë paraqitje të mira në këto gara. Nga jashtë, ndonjëherë duket se nuk kemi sfida, por ne punojmë shumë për të realizuar më së mirë çdo garë. Për mua nuk është diçka e mërzitshme, gjithmonë jam më të mirën timë për të arritur objektivin”,- tha piloti holandez.  /i.m /abcnews.al