Kanë përfunduar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Toskanës në Formula 1. Lewis Hamilton ka regjistruar kohën më të shpejtë dhe nesër do të niset i pari në garën e nëntë të Botërorit.
Vendi i dytë për Valtteri Bottas, duke konfirmuar gjendjen e mirë të makinave Mercedes. Nga pozicioni i tretë do të niset Max Verstappen i RedBull Racing.
Career pole No. 95 for @LewisHamilton ?#TuscanGP ?? #F1 pic.twitter.com/OSODDgMass
— Formula 1 (@F1) September 12, 2020
Vetëm vendi i pestë për Charles Leclerc të Ferrarit, ndërsa “kokëkuqja” tjetër e Sebastian Vettel vazhdon krizën dhe i mbylli provat në Mugello të Italisë në vend të 14-të.
? You've got to hand it to @LewisHamilton
That's his 7️⃣th pole this season ?#TuscanGP ?? #F1 pic.twitter.com/FTSnwmH1gU
— Formula 1 (@F1) September 12, 2020
“Kjo pistë është fenomenale, kam punuar shumë për t’u përmirësuar. Më në fund ia dola të kryej xhiron që doja“, u shpreh Hamilton, i cili regjistroi për herë të shtatë kohën më të shpejtë gjatë këtij sezoni. /abcnews.al