Formula 1/ Max Vertappen dhe Red Bull befasojnë Mercedes, Ferrari jashtë podit

schedule16:39 - 9 Gusht, 2020

schedule 16:39 - 9 Gusht, 2020

Ka përfunduar gara e pestë e Botërorit të vitit 2020 në Formula 1 dhe fituesi është Max Verstappen. Piloti i Red Bull Racing-Honda triumfoi në Çmimin e Madh të Silvestrone, që përkoi me 70-vjetorin e kësaj piste.

Suksesi i parë në këtë vit për holandezin, i cili zhvilloi një garë fantastike dhe siguroi pikët e plota. I dyti Lewis Hamilton, teksa në pod ngjitet edhe makina tjetër e Mercedes, Valeri Bottas.

Vendi i katërt për Charles Leclerc të Ferrarit, ndërsa Sebastian Vettel zhvillon një tjetër garë të dobët. Gjermani i “Kokëkuqes” u nis nga pozicioni i 11-të dhe e mbylli në vend të 12-të, duke konfirmuar momentin e errët që po kalon.

Hamilton vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme me 107 pikë. Kampioni i botës ndiqet nga Verstappen me 30 pikë më pak dhe më pas vjen finlandezi Bottas me 73 pikë. Vetë 45 pikë numëron Leclerc, që pozicionet i katërti, ndjekur nga Lando Norris me 7 pikë më pak. /abcnews.al