Formula 1/ “Magjia” Verstappen, piloti holandez triumfon në Çmimin e Madh të Belgjikës

schedule17:56 - 30 Korrik, 2023

schedule 17:56 - 30 Korrik, 2023

Max Verstappen mund të quhet me plot gojë, “mbreti” i Formula 1, të paktën në këto momente, teksa ditën e sotme ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Belgjikës, pavarësisht se u nis nga vendi i 6-të në fillim të garës.

Pas holandezit u pozicionua shoku i tij i skuadrës (Red Bull), Sergio Perez, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti i Ferrari, Charles Leclerc, me këtë të fundit, që nuk arriti dot triumfin pavarësisht pozicionit në “pole position”.

Ndërkohë, në zonën e pikëve ia dolën të renditeshin Lewis Hamilton në vendin e katërt, Fernando Alonso në vendin e pestë, Russell në vendin e gjashtë, Norris në vendin e shtatë, Ocon në vendin e tetë, Stroll dhe Tsunoda respektivisht në vendin e nëntë dhe dhjetë. /i.m /abcnews.al