Emocionuese gara për titullin kampion në Formula 1, pasi Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Katarit dhe e ka ngushtuar në tetë pikë diferencën me rivalin e tij, Max Verstappen. Dy garat e fundit do jenë vendimtare për fituesin e titullit kampion.
Hamilton e nisi i pari garën dhe në atë pozicion, sikurse bëri edhe Verstappen që nuk e pati të lehtë diçka të tillë.
FINAL CLASSIFICATION: QATAR ?
Lewis wins again and closes the gap – and Fernando's back on the podium ?
What an afternoon in Qatar!#QatarGP ?? #F1 pic.twitter.com/yyQV1BYPmJ
— Formula 1 (@F1) November 21, 2021
Surpriza e ditës së sotme mban emrin e Fernando Alonso, pasi spanjolli u rikthye në podium pas 7 vitesh, para Sergio Perez të Red Bull.
Garë të mirë bëri edhe piloti tjetër i Alpine, Esteban Ocon, i cili e mbylli garën në vendin e pestë. Pilotët e Ferrarit nuk lanë dot shenjë, me Sainz që u rendit i shtati dhe Leclerc i teti.
Ajo që ra në sy në këtë garë ishte edhe fakti që Valttery Bottas nuk e përfundoi dot garën. / abcnews.al