Gara e Austrisë në Formula 1 sapo ka përfunduar dhe fituesi, është Valteri Bottas. Piloti i Mercedes u nis nga podiumi, si më i miri në provat e djeshme zyrtare, dhe arriti të marrë fitoren. Shoku i tij i skuadrës, Hamilton, duhet ta niste nga vendi i dytë, por pas një dënimi, e nisi nga Pod5.
Megjithatë, Hamilton arriti të ngjisë tre pozicione dhe për pjesën më të madhe të garës, qëndroi i dyti. Ndërsa Ferrari, rivalizoi vetëm me Leclerc, me talentin që arriti nga vendi i shtatë në vendin e tretë. Në xhirot e fundit, Hamilton u përplas me një makinë Red Bull dhe u dënua me 5 sekonda, çka bëri që Leclerc të marrë vendin e dytë, ndërsa Norris i McLaren, mori podiumin e parë në karrierë në vendin e tretë.
Hamilton e mbylli i katërti pas dënimit me 5 sekonda, ndërsa poshtë tij vijnë Sainz, Perez, Gasly, Ocon, Giovinazzi dhe Vettel, me pilotin e Ferrarit që e mbylli i 10-ti./abcnews.al
WHAT A RACE!!!
Here’s your top 10
Bottas
Leclerc
Norris
Hamilton
Sainz
Perez
Gasly
Ocon
Giovinazzi
Vettel#AustrianGP ?? #F1 pic.twitter.com/e4pXQTubx4— Formula 1 (@F1) July 5, 2020

