Formula 1/ Emocione në Silvestrone, Hamilton dhuron “show” me gomë të dëmtuar

schedule17:19 - 2 Gusht, 2020

schedule 17:19 - 2 Gusht, 2020

Lewis Hamilton ka fituar shumë gara në karrierën e tij fantastike, por nuk i kishte ndodhur kurrë me një gomë të dëmtuar. Piloti i Mercedez triumfoi në Çmimin e Madhe të Silvestrone, në shtëpinë e tij.

35-vjeçari pati probleme në një nga gomat e krahut të majtë në fundin e garës, por garoi në limite dhe ia doli të ruante fitoren, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Emocione të mëdha dhuroi xhiro e fundit, në një garë që nuk do të harrohet lehtë. Në vend të dytë u pozicionua Max Verstappen i Red Bull, teksa u ngjit në pod edhe Charles Leclerc me Ferrarin e tij.

Tjetër garë e dobët për Sebastian Vettel, me gjermanin e Ferrarit që nuk shkoi më shumë se vendi i 10-të. Hamilton kryeson renditjen e përgjithshme të kampionatit me 88 pikë.

Britaniku ndiqet nga shoku i tij i skuadrës, Valeri Bottas me 58 pikë. Gjashtë më pak numëron Verstappen, ndërsa Leclerc qëndron i pesti me vetëm 33 pikë. /abcnews.al

 

Renditja e përgjithshme