Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formohet qeveria e re italiane me kryeministrin Draghi, betohen nesër

schedule19:52 - 12 Shkurt, 2021

schedule 19:52 - 12 Shkurt, 2021

Formohet qeveria e re italiane me kryeministrin Mario Draghi. Kabineti i ri qeveritar do të betohet nesër në orën 12:00.

Mario Draghi është takuar sot me Presidentin Sergio Materella ku i ka çuar edhe emrat e qeverisë së pritet të formojë.

Draghi pranoi me rezerva detyrën e kryeministrit të Italisë, pas dorëheqjen të Giuseppe Conte, pak javë më parë. Administrata e Draghi do të marrë detyrën javën e ardhshme pasi fitoi miratimin e të dy dhomave të parlamentit italian.

Mario Dragi vlerësohet se shpëtoi zonën euro në vitin 2012 në mes të krizës së borxhit, dhe është një person të cilit i njihet serioziteti dhe këmbëngulja. Ka një diplomë në ekonomi dhe një doktoraturë nga Instituti prestigjoz i teknologjisë në Masaçusets.

Kriza e qeverisë së Italisë u shkaktua muajin e kaluar kur partia Italia Viva e ish-kryeministrit Matteo Renzi tërhoqi mbështetjen e saj nga koalicioni. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!