LSDM ka njoftuar se ditën e sotme, lideri i partisë Zoran Zaev është në konsulta të vazhdueshme me drejtuesit e partive politike që kanë deputetë në Kuvend.
“Siç njoftoi dje Zaev, nga sot bisedimet janë duke u zhvilluar, bazuar në parimet, me kryetarët e partive politike, grupet e punës, anëtarët e kryesisë së partisë, për një mandat të ri katër vjeçar të një shumice të qëndrueshme në Kuvend dhe formimin e një Qeverie të angazhuar, e cila do të ecë me shpejtësi në rrugën evropiane dhe në rrugën e ekonomisë dhe drejtësisë”, njofton LSDM.
Zaev, siç thuhet edhe në njoftimin e partisë, tashmë është takuar me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçin, kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin, kryetarin e ASH-së Ziadin Sela dhe kryetarin e Alternativës Afrim Gashin.
Ndërsa nuk ka ende detaje rreth mënyrës sesi kanë shkuar këto takime.
“Janë duke u zhvilluar konsultime të formateve të ndryshme, nëse ka ndonjë përparim në bisedime do të informojmë publikun”, shtohet më tej në njoftim. /abcnews.al/