24 mijë persona do të tatohen më tepër duke filluar nga janari

schedule15:39 - 11 Janar, 2020

schedule 15:39 - 11 Janar, 2020

Të gjithë ata persona që punojnë në dy apo më shumë punë duke nisur nga janari i këtij viti do të tatohen mbi shumën totale të pagave që marin. Drejtoria e Tatimeve deklaron se ky ndryshim është bërë për të ruajtur barazinë midis të punësuarve. Kjo nismë parashikohet të prekë rreth 24 mijë persona kryesisht me profesione si mjekë, inxhinierë, ekonomist apo pedagog.

Nëse jeni të dypunësuar apo trepunësuar që prej 1 janarit duhet të llogarisni tatimin duke mbledhur totalin e pagave që merni.

Drejtoria e Tatimeve deklaron se kjo nismë është ndërmarë në kuadër të formalizimit të tregut si dhe për të bërë barazi për tatimin mbi të ardhurat .Nga ky ndryshim i ligjit preken rreth 24 mijë punonjës kryesisht mjekë,inxhinierë,pedagogë apo ekonomist. Aleka Çabej sqaron se qytetarët e disapunësuar duhet të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhurave dhe të paguajnë tatimin duke llogaritur të dyja pagat si një të vetme deri në muajin prill.

Drejtoria e tatimeve bën me dije se do të asistojë personat që mund të hasin vështirësi në rillogaritjen e tatimit. Ligji parashikon masa penalizuese për ata që nuk deklarojnë të ardhurat.

“Kjo kategori është mësuar se si të bëjë të ardhura nga dypunësimi, duhet ti deklarojë”, shprehet Çabej.

Sipas të dhënave rezulton se në Shqipëri janë në total janë 35 mijë persona të disa punësuar dhe nga këta 24 mijë nuk deklarojnë të ardhurat. Pagat në Shqipëri taksohen në bazë të progresivitetit dhe parashikohet që për pagat 30 mijë lekë taksa është zero. Për fashën nga 30 deri në 150 mijë lekë në muaj taksa është 13 për qind, ndërsa për pagat mbi 150 mijë lekë në muaj norma e taksimit është  23 për qind./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!