Pas përfundimit të UEFA Nations League 2020-2021, ku triunfoi kombëtarja Franceze me rezultatin 2-1 në finale e luajtur kundër Spanjës, janë përzgjedhur edhe lojtarët më të mirë të këtij turneu.
Sipas “Sofascore” porta i është besuar sllovenit Jan Oblak. Pepe dhe Dias janë dy mbrojtësit anësor që përfaqësojnë Portugalinë. Në qendër të mbrojtjes është pozicionuar Sergio Ramos, dhe është i vetmi lojtar që përfaqëson Spanjën finaliste të turneut.
Në mesfushë janë pozicionuar ekzaktësisht Cristian Eriksen i Danimarkës dhe Kevin De Bruyne i Belgjikës, ndërsa në krahun e djathtë të mesfushës ka fituar një vend austriaku Christoph Baumgartner, Memfis Deapy është mesfushori holandez i vendosur në krahun e majtë.
Franca fituese e turneut përfaqësohet në sulm me Kylian Mbappe, ndërsa suedia krenohet me dy sulmuesit e saj Erling Halland dhe Aleksander Sorloth.
Formacioni me lojtarët e përzgjedhur. /Abcnews.al