Edoardo Reja ka vendosur për titullarët e Shqipërisë në ndeshjen e sotme (20:45) kundër Bjellorusisë në Nations League. Trajneri italian i kombëtares, nuk ka hequr dorë nga skema e tij 3-5-2.
Në majë të sulmit janë përzgjedhur dyshja Rey Manaj dhe Sokol Cikalleshi. Thomas Strakosha e nis mes shtyllave, teksa treshja Berat Gjimshiti, Frederik Veseli dhe Kastriot Dermaku do të formojnë qendrën e mbrojtjes.
Elseid Hysaj dhe Lorenc Trashi nga krahët, diçka që pritej, ndërsa në mesfushë do të luajnë nga fillimi Klaus Gjasula, Keidi Bare dhe Amir Abrashi, i cili fiton balotazhin me Qazim Laçin. /abcnews.al
Formacioni i SHQIPËRISË: Strakosha; Veseli, Gjimshiti, Dermaku; Trashi, Bare, Gjasula, Abrashi, Hysaj; Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edoardo Reja. /abcnews.al