Vllaznia dhe Flamurtari përballen sot në Kupën e Shqipërisë, duke kërkuar një biletë për në fazën çerekfinale të turneut.
Shkodranët janë favoritë pasi luajnë në fushën e tyre në këtë ndeshje me eliminim direkt, por trajneri Osmani ka vendosur të hedhë në fushë rreshtimin më të mirë përballë vlonjatëve. Këta të fundit, shpeshherë kanë regjistruar ecuri të mirë në Kupë edhe duke qenë në kategoritë më të ulëta ndaj do të synojnë edhe sot të bëjnë surprizën.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivodda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani
FLAMURTARI: Kaloshi, Hasa, Deliaj, Pjeshka, Podrimcaku, Sidibe, Dalanaj, Vucaj, Diamanti, Latorre, Antoni.
Trajner: Dritan Resuli/ h.ll/abcnews.al