Tirana pret në “Selman Stërmasi” Egnatian në sfidën e parafundit të javës së nëntë të Superiores, me të dy pretendentët që zbresin në fushë për tre pikët.
Bardheblutë vijnë nga një disfatë në derbin e kryeqytetit me Partizanin dhe duan ta lënë pas për t’u rikthyer sërish te fitorja.
Nga ana tjetër, rrogozhinasit duan ta mbyllin në vendin e parë fazën e parë të kampionatit, për të treguar forcën e tyre këtë sezon.
Për bardheblutë në portë do të debutojë 20-vjeçari Kozi, pasi talenti Abdullahu pësoi një dëmtim të rëndë disa orë para startit të sfidës./ h.ll/abcnews.al
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Kozi, Haxhiu, Lulaj, Najdovski, Përgjoni, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Hasani, Kaina, Abazaj.
Trajner: Julian Ahmataj
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Ndreca, Xhemajli, Mëllugja, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Spahiu, Paulauskas, Duamena.
Trajner: Edlir Tetova