Formacionet zyrtare Teuta-Erzeni, “luftë” e hapur për biletën e fundit të çerekfinales

schedule15:41 - 3 Shkurt, 2023

schedule 15:41 - 3 Shkurt, 2023

Në orën 16:00 luhet derbi Teuta-Erzeni, që do të vendosë emrin e skuadrës së fundit që kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Përballja e parë mes dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, ndeshja e kthimit pritet të jetë me emocione, ku do të mësohet edhe emri i ekipit që do të vazhdojë më tej aventurën në këtë kompeticion.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Qirko, Marku, Jazxhi, Goxha, Kotobelli, Beqja, Karabeci, Çyrbja, Kallaku, L.Vila, Daci. Trajner: Edi Martini

Erzeni: Hasanbelli, Iljazi, Enk, Leao, Osmanllari, Kahrimanovic, Mehmeti, Kovaçi, Troplini, Kapllani, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani