Formacionet zyrtare Suedi-Belgjikë: Isak e Kulusevski tentojnë “surprizën” përballë “djajve” të Evropës

schedule20:20 - 24 Mars, 2023

schedule 20:20 - 24 Mars, 2023

Në më pak se 40 minuta në “Friends Arena” të Stokholmit, vendasit nordikë do të presin “gjigandët” e Belgjikës, në aktin e parë të rrugëtimin drejt Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Përsa i përket formacioneve tekniku suedez Janne Andersson ka vendosur të përdorë përballë “djajve” të Belgjikës formacionin 4-4-2. Në portë është pozicionuar Olsen e para tij në mbrojtje Ëahlqvist, Ekdal, Lindelof dhe Augustinsson. Mesfusha me katër plotësohet nga Gustafson, Olsson, Svanberg e Forsberg, ndërsa sulmi i është besuar dyshes së Premier League, Kulusevski-Isak.

Në krahun tjetër, tekniku i “djajve” belg, Domenico Tedesco ka përzgjedhur në ndeshjen e tij debutuese formacionin 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar “gardiani” i Real Madrid, Thibaut Courtios. Mbrojtja me katër është plotësuar nga Theatë, Vertonghen, Faes e Castagne, ndërsa “dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Carrasco, Onana, Kevin de Bruyne. Përsa i përket “tridentit” të sulmit, në të janë vendosur Leandro Trossard, Dodi Lukebakio e Romelu Lukaku. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!