Përveç sfidave Roma-Feyenoord e Sevilla-Manchester United në më pak se 1 orë në arenën portugeze “Estadio Jose Alvalade” vendasit e Sporting Lisbon do të presin “bardhezinjtë” e Juventus në ndeshjen e dytë të çerek-finaleve të UEFA Europa League, me sfidën e parë që u fituar nga “zonja e vjetër” në Torino, falë rezultatit minimal 1 me 0.
Përsa i përket formacionet tekniku “luzitan”, Ruben Amorim ka vendosur të përdorë përballë “bardhezinjve” formulën, 3-4-3, ku në portë si zakonishtë është vendosur spanjolli Adan e para tij Inacio, Coates e Diomande. Në krahët e mesfushës janë vendosur Santos e Esgaio ndërsa në qendër Morita e Ugarta. Ndërkaq, treshja e sulmit plotësohet nga Trincao, Edwards e Pedro Goncalves.
Në krahun tjetër, për të arritur triumfin në Lisbonë, tekniku Massimiliano Allegri i ka rreshtuar “bardhezinjtë” e tij me formulën 3-1-4-2, ku portë është rikthyer polaku Szczesny e para tij janë brazilianët Danilo, Bremer e Alex Sandro. Para mbrojtjes është Locatelli ndërsa në krahët e mesfushës janë Cuadrado e Chiesa, me Rabiot e Miretti që mbulojnë qendrën. Ndërkaq, në sulm është pozicionuar dyshja Angel Di Maria e Dusan Vlahovic. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: