Formacionet zyrtare Roma-Feyenoord: Në “Olimpico” për përmbysje, “verdhekuqtë” gati për hollandezët e Arne Slot

schedule20:00 - 20 Prill, 2023

schedule 20:00 - 20 Prill, 2023

Në më pak se 1 orë, në mitikun italian të “Stadio Olimpico”, “verdhekuqtë” e Roma-s do të presin hollandezët e Feyenoord, në “aktin e dytë” të çerek-finales së UEFA Europa League, me sfidën e parë që përfundoi me fitoren minimale të hollandezëve, falë rezultatit 1 me 0.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Jose Mourinho ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën 5-4-1, ku në portë si zakonisht është portugezi, Rui Patrico. Në krahët e mbrojtjes janë Zalewski e Spinazzola, ndërsa qendra mbulohet nga Smalling, Llorente e Mancini. Mesfusha me katër plotësohet nga Cristante, Matic, Wijnaldum e Pellegrini, ndërsa i vetëm në sulm është vendosur Andrea Belotti.

Në krahun tjetër, tekniku hollandez Arne Slot i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-3-3, ku në portë pozicionohet Bijloë. Në krahët e mbrojtjet janë vendosur Geertruida e Hartman, me Hancko e Trauner që janë në qendër. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Szymanski-Wieffer-Kokcu, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Jahanbaksh, Gimenez e Irdissi. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!