Formacionet zyrtare Real Betis-Barcelona: Gjigandët spanjollë në “dyluftim” për biletën e finales së Superkupës

schedule19:38 - 12 Janar, 2023

schedule 19:38 - 12 Janar, 2023

Në më pak se një orë, në stadiumin “King Fahd”, në qytetin e Riyadhit do të zhvillohet gjysmë-finalja e dytë, e Superkupës së Spanjës, mes Betisit dhe Barcelonës.

Përballë “blaugranave”, tekniku i Betis, Manuel Pellegrini ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1, ku në portë është pozicionuar kiliani Claudio Bravo. Në mbrojtje janë pozicionuar Miranda, Pezzella, Luiz Felipe dhe Ruibal. Në mesfushë para mbrojtjes janë vendosur Rodriguez dhe Fekir, ndërsa në repartin ofensiv janë vendosur Rodri, Canales dhe Luis Henrique të cilët janë në ndihmë të shtatlartit të sulmit, Borja Iglesias.

Në krahun tjetër, tekniku Xavi, ka zgjedhur formacionin 4-3-3 ku në portë si zakonisht është vendosur Andre ter Stegen. Në mbrojtje Sergi Roberto, Jordi Alba, Araujo dhe Kounde. Mesfusha me 3 përbëhet nga Pedri, Gavi dhe De Jong, ndërsa “tridenti” i sulmit mbushet me Dembele, Leëandoëski dhe Raphinha.

Ndërkaq, fituesi i këtij dueli do të përballet në finale me “galaktikët” e Real Madrid. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!