Në “Air Albania” ditën e sotme do të luhet sfida Partizani-Kukësi, e vlefshme për javën e pestë të “Abissnet Superiore”.
Një duel interesant mes dy skuadrave ku fitorja bën punë. Partizani nuk e ka provuar akoma shijen e fitores në këtë sezon, ndërsa Kukësi dëshiron 3 pikët për të mos u shkëputur nga skuadrat e kreut.
Të dy trajnerët kanë menduar edhe lojtarët që do të hedhin në lojë në këtë përballje. Verilindorëve u kthehet kapiteni i skuadrës pasi ka shlyet gjysmën e dënimit, ndërsa trajneri Daja i Partizanit do provojë përsëri mbrojtjen me 3.
Formacionet e mundshme:
Partizani: Alban Hoxha, Belica, Marku, Musta, Saliou, Rrapaj, Mala, Sota, , Kaçe, Kardozo, Zhunior
Kukësi: Tafas, Peposhi, Lulaj, Ndreca, Bytyci, Gj. Taipi, De Lukas, Sh. Taipi, Edi Basha, Feijao, Milunoviç
/abcnews.al