Partizani do të përballet ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” me Egnatian në orën 16:45.
Një takim i rëndësishëm ky për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, sepse në këtë ndeshje do të kërkojë edhe fitoren e parë në këtë sezon.
Trajneri i demave do të bëjë disa ndryshime në formacion duke filluar që nga mbrojtja për të arritur deri tek sulmi.
Nga ana tjetër Egnatia e drejtuar nga Gugash Magani do reagimin për atë humbje kundër Teutës javën e kaluar.
Rrogozhinasit vijnë në këtë duel me grupin e plotë të lojtarëve, për të tentuar fitoren kundër partizanit, duke i sfiduar edhe me ish-lojtarë të tyre si Telushi, Krasniqi.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Sota, Belica, Damcevski, A.Marku, Mala, Rrapaj, Gueye, Musta, Cara, Filipovic. Trajner: Ilir Daja
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Teqja, Krivanjeva, Allmuça, Çyrbja, Iseni, Telushi, Imeri, Jackson, Shtubina. Trajner: Gugash Magani /f.a/abcnews.al