Formacionet zyrtare Milan-Napoli: “Djajtë” gati për “ferrin” e çerek-finaleve, në “San Siro” luhet “akti i parë”

schedule19:42 - 12 Prill, 2023

schedule 19:42 - 12 Prill, 2023

Pas rreth 1 ore në mitikun “San Siro”, “djajtë” e Milan do të presin “blutë” e Napolit, në ndeshjen e parë të çerek-finaleve të UEFA Champions League, në një sfidë që nuk premton asgjë më pak se spektakli i garantuar.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Stefano Pioli ka përzgjedhur formacionin 4-3-2-1, ku në portë si zakonisht është vendosur francezi Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Theo Hernandez e Calabria me qendrën që plotësohet nga Tomori e Kjaer. Në mesfushë janë vendosur Bennacer, Krunic e Sandro Tonali, ndërsa organizimi i aksioneve sulmuese i është besuar dyshes Brahim Diaz-Rafael Leao, me “bomberin” francez Olivier Giroud që do të vendoset në majën e sulmit.

Në krahun tjetër edhe pse me shumë mungesa, tekniku Luciano Spalletti ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formacionin 4-3-3, ku në portë është pozicionuar italian Meret. Mbrojtja me 4 plotësohet nga Di Lorenzo, Rrahmani, Kim Min-Jae e Maroi Rui. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Zambo Anguissa, Lobotka e Zielinsi, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Elmas, Lozano dhe “superylli” Kvicha Kvaratskhelia. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!