Në orën 21:00, në “Etihad Stadium” do të nisë përballja magjike mes Manchester City dhe Arsenal, e vlefshme për një biletë të raundit tjetër të Kupës së Anglisë, “FA Cup”.
Në përballjen e sotme, tekniku spanjoll i “qyetarëve” Pep Guardiola ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është pozicionuar gjermani Ortega. Në mbrojtje Lewis, Akanji, Stones dhe Ake do të mbështeten nga Gundogan dhe Rodri që janë vendosur para tyre. Ndërkaq, në repartin ofensiv Mahrez, De Bruyne dhe Geralish do të jenë në mbështetje të “përbindëshit” Haaland.
Në krahun tjetër ish-nxënësi i Pep, spanjolli i “topçinjve” Mikel Arteta ka zgjedhur formacionin e përhershëm 4-3-3, ku në portë është pozicionuar amerikani Turner. Në mbrojtje Tomiyasu, Holding, Gabriel dhe Tierney. Mesfusha me 3 përbëhet nga Xhaka, Partey dhe Vieira, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Trossard, Nketiah dhe Saka. /i.m /abcnews.al