Formacionet zyrtare Leicester-Arsenal: “Topçinjtë” kërkojnë 3 pikë “titulli” në transfertën e “dhelprave”

schedule15:25 - 25 Shkurt, 2023

schedule 15:25 - 25 Shkurt, 2023

Në më pak se 1 orë, në “King Poëer Stadium”, “dhelprat” e Leicester presin “topçinjtë” e Arsenal, në një përballje të vlefshme për javën e 25-të, të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me “topçinjtë” që kërkojnë shkëputjen nga vendi i dytë, Manchester City, në garën për titullin kampion.

Për t’i bërë ballë sulmeve të “topçinjve”, tekniku Brendan Rogers ka përzgjedhur formacionin 4-2-3-1. Në portë Ward e para tij Castagne, Souttar, Faes e Kristiansen. Përpara mbrojtjes janë vendosur Dewsbury-Hall dhe Ndidi, ndërsa në pjesën ofensive të mesfushës janë pozicionuar Tete, Praet e Barnes, me sulmin që i është besuar nigerianit, Kelechi Iheanacho.

Në krahun tjetër, tekniku Mikel Arteta ka zgjedhur formulën e përhershme 4-3-3. Në portën Aron Ramsdale. Mbrojtja me 4 përbëhet nga Ben White, William Saliba, Gabriel dhe Oleksandr Zinchenko. Për të “dirigjuar” lojën në mesfushë janë vendosur Granit Xhaka, Jorginho dhe Martin Odegaard, me “tridentin” e sulmit, që i është besuar 3-shes Trossard, Martinelli e Saka. /i.m /abcnews.al

FORMACIONET ZYRTARE:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!