Formacionet zyrtare Lazio-AZ Alkmaar: Hysaj ndjek nga stoli “aktin” e parë të “betejës” për një “biletë” çerek-finaleje

schedule17:36 - 7 Mars, 2023

schedule 17:36 - 7 Mars, 2023

Në orën 18:45, “shqiponjat” e Lazios do të presin në “Stadio Olimpico”, hollandezët e AZ Alkmaar në përballjen e parë të vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Europa Conference League.

Përsa i përket formacioneve tekniku Maurizio Sarri ka përzgjedhur formulën 4-3-3 ndaj hollandezëve. Në portë është pozicionuar Maximiano e para tij në mbrojtje Lazzari, Casale, Patric dhe Marusic. “Dirigjimin” e lojës në mesfushë tekniku Sarri ia ka besuar treshes Milinkovic-Savic, Cataldi dhe Luis Alberto, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Pedro, Felipe Anderson dhe Zacagni, me “bomberin” Ciro Immobile e cila do të jetë një mungesë e madhë për “shqiponjat” e kryeqytetit italian.

Në krahun tjetër për t’i bërë ballë sulmeve të “të kaltërve”, tekniku hollandez Pascal Jansen ka zgjedhur të njëjtin formacion si kundërshtarët e tij. Në portë australiani Ryan e para tij Kerkez, Chatzidiakos, Goes dhe Sugawara. Në mesfushë janë vendosur Reijnders, Mijnans dhe Clasie, ndëra sulmi i është besuar 3-shes, Karlsson, Pavlidis dhe Odgaard. /i.m /abcnews.al 

FORMACIONET ZYRTARE: